Kanë kaluar 66 vjet që kur është botuar vepra më e famshme e Xhorxh Oruellit, dhe duhet thënë se ka patur shumë ndikim. Në fakt, kaq e madhe ka qenë saktësia e saj në parashikimin e të ardhmes, saqë është e vështirë të mos besosh se vetë Xhorxhi shpiku në fakt një makinë të kohës, hodhi një vështrim të shpejtë në jetën moderne dhe më pas u rikthye shpejt në vitin 1949, për ta përshkruar ekzaktësisht ashtu si e kishte parë.
Duke përshkruar jetën nën “Vëllanë e Madh”, romani ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetët tona – duke na ofruar një sërë frazash dhe termash të mirënjohura, duke përfshirë edhe termin e kundondodhur, kur duam të flasim për mashtrimin, survejimin dhe manipulimin e mbështetur nga qeveria: “Oruelliane”.
Ja dhjetë gjëra që ndoshta nuk i dini për këtë libër klasik.
. Libri u ndalua në BRSS për 40 vjet – nga 1950 deri në 1990, dhe Stalini e dinte që ishte një satirë e bazuar në udhëheqjen e tij në qeverinë totalitare komuniste që ishte nën kontrollin e tij. Megjithatë, ai u ndalua edhe nga Shoqata e Librarive Amerikane për arsye se ishte një “parashikim i zymtë i qeverisjes totalitare dhe censurës”. Në fakt, normalisht njerëzit do të duhej ta lexonin, apo jo?
2. Oruelli kishte planifikuar fillimisht që t’i vendosste ngjarjet e romanit në vitin 1980. Më pas, i shtyu në vitin 1982, përpara se të vendoste përfundimisht për vitin 1984. Ka mundësi që datën finale ta ketë vendosur, duke ndërruar dy numrat e fundit të vitit në të cilin e shkroi: 1948.
3. Në një përkthim në italisht i librit, ora e famshme në reshtin e hapjes thotë “Uno” në vend të “Trembëdhjetë”. Përkthyesi me sa duket arsyetoi që “orët italiane nuk shkojnë deri në trembëdhjetë” dhe supozoi që në vend të kësaj, duhet të rifillonte nga Njëshi – duke mos kuptuar që në fakt, asnjë vend tjetër nuk ka 13 orë. Një tjetër teori alternative thotë se Italia ishte e mësuar me sistemin 24-orësh të kohës kështu që nuk shihte asgjë të pazakontë në orën 13 / 1pm.
4. Dhoma e Torturave e Oruellit, ose Dhoma 101, e mori emrin nga një sallë konferencash në BBC, aty ku atij iu desh të zhvillojë shumë takime të lodhshëm.
5. “1984” ishte në vetvete një frymëzim për shumë artistë të tjerë. “Spies” e Coldplay, “Citizens Erased” e Muse, “Testify” e Rage against the machine dhe “2+2=5” e Radiohead janë shembuj të këngëve që janë ndikuar prej romanit. Slogani i fundit në fakt është përdorur edhe nga BRSS për të nxitur kompletimin e planeve 5-vjecarë, brenda vetëm 4 viteve.
6. Xhorxh Oruelli shkruajti pjesën më të madhe të 1984 në shtëpinë e vetmuar në fermë, me emrin Barnhill, që ndodhet në veri të ishullit skocez të Juras. Kur qëndroi aty në kohë të ndryshme mes 1946-ës dhe vitit të vdekjes, 1950, ai njihej me emrin e vërtetë, Eric Blair. 44 vjet më vonë, po në këtë ishull do të ndodhte ngjarja e famshme e djegies së 1 milion stërlinave nga Bill Drummond dhe Jimmy Cauty të “KLF”.
7. Kënga “Under the spreading chestnut tree” ka qenë bazuar në një këngë të vjetër angleze e quajtur “Go no more a-rushing”, e cila kishte fjalë shumë të ngjashme. Kjo e fundit ka qenë një këngë shumë popullore që këndohej nd’anë zjarrit në vitet 1920, ndërkohë që kreu i famshëm i grupit Glenn Miller rregjistroi një version të saj në vitin 1939.
8. Ndërkohë që “1984” i mirëprit nga pothuajse të gjithë kritikët dhe hsikuesit, natyrisht që kishte nga ata që nuk u pëlqeu. Kritiku i Sunday Times, Eduard Shanks shkruajti se romani “thyen të gjithë rekordet e parashikimeve të zymtë”. Me sa duket, nuk i kënaq dot të gjithë.
9. Zbulimet e Eduard Snoudenit në vitin 2013 për survejimin nga ana e NSA në Amerikë treguan se sa saktësisht kishte parashikuar Oruelli të ardhmen e përgjimeve prej qeverisë dhe faktin që Big Brother të sheh gjithmonë. Në javët e para pas zbulimeve, shitjet e 1984 u rritën shtatë fish – ndoshta njerëzit donin të dinin se cfarë do të ndodhte tani në jetët e tyre.
10. Ironia e ironive: ndërkohë që Xhorxh Oruelli po shkruante “1984”, ai vetë po mbikëqyrej nga Dega Speciale e qeverisë britanike. Ishte vendosur nën survejim për më shumë se një dekadë për shkak të veprës së mëparshme “The road to ëigan Pier”, e cila eksploronte varfërinë dhe shtypjen klasore në vitet 1930. Për shkak të prirjeve prosocialiste, “pikëpamjeve të avancuara komuniste” dhe faktit që “vishej në mënyrë boheme”, autoritetet e ruajtënn deri ditën kur vdiq, në vitin 1950. /Bota.al