6 mënyra për të parandaluar aknet

6 mënyra për të parandaluar aknet

Edhepse shpesh konsiderohet si një problem i adoleshentëve, aknet nuk njohin moshë, e faktorët që ndikojnë në to variojnë prej hormoneve, deri te probleme si papastërtia a larja shumë e shpeshtë e lëkurës, ndotja dhe pluhuri më i shtuar.

Megjithatë, gjatë verës, një prej arsyeve kryesore që ndikon në shtimin e tyre është djersa, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Po ju tregojmë 6 mënyra të cilat do të ju ndihmojnë për të parandaluar apo minimizuar aknet gjatë kësaj peridhe.

Përzgjidhni me kujdes materialin e rrobave – jo vetëm gjatë verës, por në secilën stinë, mundohuni të përzgjidhni materiale me përmbajtje pambuku dhe të buta, në vend të materialeve që kanë elasten apo najlon në përmabjtjet e tyre, sepse ndikojnë në frymarrjen e lëkurës dhe të djersës. Pambuku lejon lëkurën të marrë frymë, përderisa materialet sintetike e bllokojnë lëkurën dhe ndikojnë në mbylljen e poreve.

Lahuni shpesh por mos përdorni sapunë të fuqishëm – nëse bëni ndonjë aktivitet si ushtrimet apo vrapimi, apo thjesht ka qëlluar një ditë e nxehtë, shpërlani lëkurën me ujë të vakët, sepse djersa e grumbulluar do të krijoj ambient të përshtatshme për zhvillimin e akneve.

Trajtoni lëkurën tuaj varësisht prej llojit të saj – zakonisht lëkurat e yndyrshme kanë më shumë prirje të krijojnë akne, sepse qelizat e vdekura në sipërfaqen e tyre bllokojnë poret. Për këtë lloj lëkure mund të pregatitni një scrub me sheqer dhe vaj, të cilin e fërkoni me lëvizje të buta në lëkurë.

Hidratimi – përpos këtyre që përmendëm, lëkura hidraton veten e saj me sebum, yndyrë të shëndetshme, mirëpo kur sebumi devijon prej normales, lëkura prodhon yndyrë të tepërt për të u vetëhidratuar.

Pastrimi i telefonit – telefoni mbledh shumë bakterie, të cilat pastaj bien në kontakt me lëkurën. Pastroni të paktën një herë në ditë më pastrues anti bakterial të posaçëm.

Ndërroni shpesh këllëfin e jastëkut – Jastëku mblidh shumë papastërti dhe aty mbesin qeliza të vdekura të lëkurës, yndyrna dhe djersë, gjë që bën që poret të bllokohen dhe të dalin akne./Insajderi.com