Mos i drejtoni flokët kaçurrela!

Mos i drejtoni flokët kaçurrela!

Sigurisht që keni parë ose lexuar artikuj të panumërt që shpjegojnë sa e tmerrshme është që ju të aplikoni nxehtësi direkte në flokët tuaj, por a e dini se nxehtësia reagon ndryshe ndaj llojeve të ndryshme të flokëve?

Nëse keni kaçurrela natyrale dhe vazhdimisht po përpiqeni t’i drejtoni me një hekur të nxehtë të sheshtë, një studim i fundit ka provuar se flokët e dredhur janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit të nxehtësisë sesa flokët më të drejtë.

Inxhinierja mekanike, Tahira Reid dhe kolegët e saj nga Universiteti Purdue, kryen kërkime se sa nxehtësi mund të përballojnë lloje të ndryshme të flokëve para se të dëmtohen. Duke përdorur një metodë të quajtur “Analiza e Pemës së Segmentimit”, Reid dhe ekipi i saj dolën me tetë lloje të ndryshme të flokëve bazuar në shkallët e tyre të dredhave – Lloji I është flokë i drejtë dhe Lloji VIII është flokë i dredhur fort.

Një nga një, secili lloj i flokëve vihej midis kapëseve të një drejtuesi të automatizuar të flokëve dhe duke përdorur një mikroskop infra të kuqe, ekipi vëzhgoi me kujdes se si reagonin llojet e ndryshme të flokëve ndaj nxehtësisë. Në fund të studimit, Reid arriti në përfundimin se flokët më të dredhur nuk mund të përballojnë nxehtësinë, si flokët më të drejtë. Arsyetimi pas kësaj ka të bëjë me përçueshmërinë e nxehtësisë.

Flokët më të drejtë janë në gjendje të përhapin nxehtësinë në mënyrë të barabartë shumë më mirë sesa flokët kaçurrelë dhe përhapja e nxehtësisë shmang që flokët të digjen. Kështu, ju të gjithë që jeni bekuar më flokë kaçurrela, trajtoni ato me shumë dashuri, sa më larg pajisjeve me nxehtësi. /Insajderi.com

Burimi: Bustle.com