Haradinaj: PDK po më nguc

Haradinaj: PDK po më nguc

Ramush Haradinaj “nuk e ka ndërmend ta ngucë Partinë Demokratike të Kosovës”, kjo pasi Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk gjenden në Kosovë, përcjell Insajderi.

Këto komente kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bëri gjatë një vizite elektorale në Prizren.

Të dielën kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Haradinaj “duhet të largohet nga politika”. Reagimi nga AAK ishte i menjëhershëm.

Përkundër kësaj kreu i AAK-së, tha se nuk kanë “vija të kuqe”, me asnjë subjekt politik, as me PDK – edhe pse mendon se kjo e fundit “po e ngucë” atë.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak. Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje”.

Partia Demokratike e Kosovës tashmë kandidat për kryeministër e ka Enver Hoxhajn.

Sipas funksionarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA-n Socialdemokrate, kjo parti “s’përfaqëson UÇK-në”, duke aluduar në mungesën e Thaçit dhe Veselit që po gjykohen për “krime lufte” nga Dhomat e Specializuar anë Hagë.

Këtë ndryshim në PDK, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj e ka parë si shndërrim në “parti kulleriste”.  

Mbi këtë logjikë në raport me PDK-në kishte ironizuar edhe djali i Fatmir Limajt, Durimi. /Insajderi.com