Të gjithë përpiqemi të pimë shumë ujë gjatë gjithë ditës veçanarisht kur punojmë më shumë dhe përpiqemi të humbasin peshë.
Por a e dini se gllënka në temperaturën e duhur mund t’ju ndihmojë të largoni kilogramë të tepërt edhe më shpejt?
Një studim i botuar në ‘The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism’ shikoi efektet e ujit të pijshëm në 14 të rritur të shëndetshëm.
Secilit pjesëmarrës iu dhanë 473 mililitra me ujë me temperaturë dhome, për të pirë. Brenda 40 minutash nga pirja e ujit, pjesëmarrësit përjetuan një rritje prej 30 për qind të metabolizmit të tyre.
Studiuesit arritën në përfundim se pirja e dy litrave ujë në temperaturë dhome çdo ditë mund të rrisë shpenzimin e energjisë së trupit tuaj.
Nëse nuk jeni konsumues i ujit me erëza, uji i temperaturës së dhomës është më se i mjaftueshëm për të rritur metabolizmin tuaj dhe për të hequr qafe toksinat e trupit tuaj po aq mirë.
Pirja e ujit që nuk është shumë i ftohtë është provuar gjithashtu se lehtëson kapsllëkun siç sugjerojnë hulumtimet në revistën Gastrointestinal Nursing.
Të qenit i vetëdijshëm për temperaturën e ujit të pijshëm është çelësi për të goditur metabolizmin tuaj për të djegur dhjamin dhe humbur peshë shpejt.