Mbi 1 mijë qytetarë i thonë jo privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Mbi 1 mijë qytetarë i thonë jo privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për mos privatizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, shkruan KultPlus.

Kurse vetëm gjatë ditës së djeshme për 5 orë mbi 1 mijë qytetar i kanë thënë jo privatizimit, e po revitalizimit të kinemasë së vetme në qytetin e Pejës.

Privatizimi i kinemasë “Jusuf Gërvalla”, ka ardhur pasi që, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vendosur që kinemanë e qytetit të Pejës ta vendosë në procesin e likuidimit, për arsye të procedurave të papërfunduara, të cilat janë vendosur gabimisht në rend të parë.

Nënshkrimet do të mblidhen në këto pika: Qendra e qytetit, Universiteti “Haxhi Zeka”, Stacioni i autobusëve, Qarshia e gjatë, Kinemaja “Jusuf Gërvalla”.

Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë deri më 28 mars nga ora 10:00 deri në 15:00