Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes 20 plazheve evropiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga gazeta prestigjiozja britanike “The Telegraph”.
“Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, nëntë milje në jug të qytetit turistik të Sarandës”, thuhet në shkrimin e The Telegraph.
Dhe një herë konfirmohet se sezoni i pushimeve nuk është më 3 muaj, por është zgjeruar nga muaji maj deri në fund të tetorit.
Në mesin e kësaj renditje është edhe plazhi Velika në Ulqin i cili është renditur në vendin e 19 si një nga plazhet më të mira që duhet vizituar në muajin maj. /Insajderi.com