Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar të gjithë qytetarët se Festivali ‘Mish Mish’ është anuluar.
Ky festival i planifikuar të mbahej më 21 gusht , në sheshin Agim Ramadanin në Gjilan, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët është anuluar për shkak të urdhresës së qeverisë së Kosovës e cila ka ndaluar të gjitha dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
“Komuna e Gjilani njofton të gjithë qytetarët, se për shkak të masave të reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, festivali shtyhet për një datë tjetër kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të gjitha masat anti-COVID që kanëhyrë në fuqi që nga e premtja.
Këto masa përfshinë shkurtimin e orarit të gastronomisë, ndalim të veprimtarisë së klubeve të natës, dasmave e ahengjeve tjera familjare.
Këto masa vinë si rezultat i rritjes së infeksioneve me COVID-19./Insajderi.com