“Një mysliman dhe një i krishterë në bisedime” – rrëfen edhe historinë e fesë në Kosovë

“Një mysliman dhe një i krishterë në bisedime” – rrëfen edhe historinë e fesë në Kosovë

Libri “Një mysliman dhe një i krishterë në bisedime” nga Badru D. Kateregga dhe David Ë. Shenk është shkruar pikërisht për të kultivuar mirëkuptim të ndërsjellët për këto dy palë.

Muajin e kaluar, udhëheqësit e shquar egjiptian myslimanë dhe të krishterë u mblodhën në katedralen e Shenjtorëve në Kajro, për të festuar nisjen e përkthimit zyrtar në gjuhën arabe, raporton Lancasteronline.

Njëra prej ngjarjeve që u përmenden në këtë mbrëmje, ishte rëndësia e librit në hapjen e dialogut mes krishterëve të Kosovës dhe udhëheqësve mysliman në prag të luftës së viteve 1998-99 në lidhje me pavarësinë. Ky dialog ndërfetar kontribuoi për lirinë fetare të sanksionuar në kushtetutën  e parë të Kosovës.

Libri, që nga publikimi i tij është përkthyer në shumë gjuhë, dhe në fakt ka qenë në dispozicion në gjuhen arabe për disa vite me radhë, fillimisht ishte përkthyer nga vëllezërit e Kishës Mennonite. Shenk ka cituar trazirat në Egjipt si arsye e vonesës së lansimit të saj./Insajderi.com