Eda Zari sonte me koncert në Prishtinë

Eda Zari sonte me koncert në Prishtinë

Në Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, në Prishtinë në Teatrin Oda do të mbahet një koncert nga Eda Zari.

“Love loves to love love”, është titulluar koncerti i cili vjen nga Eda Zari, Ilir Bajri dhe saksofonisti nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm.

“Një guidë nate në poezinë e Jazz-it, lidhur me perin e fjalës vibruese! Kjo natë nuk njeh zhurmë, as party, veç prehër e mendje të hapur për dhënie fryme dhe marrje! Flirt dhe interaksion”, thuhet në njoftimin e këtij eventi.

Koncerti mbahet të shtunën mbrëma duke filluar nga ora 22:30 në Teatrin Oda.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedazarimusic%2Fvideos%2F10154976495121357%2F&show_text=0&width=560″ /]