Alkent Pozhegu, tanimë pjesë e Guinness me një mozaik të punuar nga drithërat, do të provojë që këtë vit, gjegjësisht nesër, të thyejë tjetër rekord, shkruan KultPlus.
Tentimi i tij i radhës do të jetë të futet në Librin e Rekordeve Guinness me figurën e një shqiptareje që e njeh tërë bota.
Me 15 dhe 16 maj, në Palestrën e Sportit Shani Nushi në Gjakovë Alkenti do të provojë për Mozaikun më të madh, me figurën e këngëtares shqiptare Rita Ora. / KultPlus.com