Qyteti ku do të mbahet Eurovizioni 2018

Qyteti ku do të mbahet Eurovizioni 2018

Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë, tanimë është konfirmuar si qyteti ku do të mbahet Eurovision Song Contest 2018.

Portugalia nuk e ka fituar asnjëherë Eurovizionin ndërsa ka qenë shteti i vetëm që në pesë dekada pjesëmarrje nuk ka fituar asnjëherë, periudha më e gjatë që një shtet nuk ka fituar, shkruan KultPlus.

Në Lisbonë ndodhet porti më i madh i vendit, duke zhvilluar një nga tregjet më të mëdha dhe më të sofistikuara rajonale në Gadishullin Iberik. Lisbona dhe rrethinat e saj shumë të populluara janë gjithashtu në zhvillim si një qendër e rëndësishme financiare dhe një qendër dinamike teknologjike. Prodhuesit të automobilave kanë ngritur fabrika në periferi, për shembull, AutoEuropa.

Shqipëria për të dytin vit me radhë i mungon finales, pasi këtë vit ishte Linda Halimi ajo që nuk arriti finalen ndërsa vitin e kaluar ishte Eneda Tarifa që po ashtu nuk arriti kualifikim për në finalen e madhe të Eurovizionit, një festival që mbetet i politizuar por edhe i përcjellur nga fansat në mbarë botën, përfshirë Kinën, Amerikën dhe Australinë.