Nesër fillon Festivalit i Filmit në Kanë, Nicole Kidman është ylli i këtij edicioni

Nesër fillon Festivalit i Filmit në Kanë, Nicole Kidman është ylli i këtij edicioni

Nesër do të fillojë edicioni i 70-të i Festivalit të Filmit në Kanë, i cili do të vazhdojë deri me 28 maj. Sipas prestigjiozes The Guardian, ylli i kësaj ngjarje do të jetë aktorja Nicole Kidman.

“Hashtagët zyrtarë të medieve sociale për festivalin e filmit të Kanës këtë vit janë # Cannes2017 dhe #Cannes70. Por ndoshta duhet të jetë #Nicolefest dhe #Nicolepalooza”, ka shkruar gazeta prestigjioze duke arsyetuar shkrimin me faktin se aktorja do të ketë katër paraqitje në këtë festival të filmit në përzgjedhjen zyrtare.

Kidman është në sezonin e dytë të serialit “Top of the Lake”, i cili do të shfaqet në festival në kuadër të politikës së re të pranimit e transmetimit të serive televizive. Ajo luan një nënë australiane – Julia, historia e së cilës përputhet me atë të detektivës Robin Griffin, të luajtur nga Elisabeth Moss.

Në filmin “Hoë to Talk to Girls at Parties” të John Cameron Mitchell, film ky i përshtatur nga tregimi i shkurtër i Neil Gaiman, ajo shfaqet si yll i modës dhe sipërmarrëse muzikore. Ajo gjithashtu është e pranishme në “The Beguiles”, filmi mbi Luftën Civile në Amerikë i bazuar në novelën e Thomas Cullinan, shkruan KultPlus.

Ajo është Martha Farnsëorth, drejtoreshë e shkollës së vajzave në Virginia e cila merr një ushtar të plagosur – Colin Farrell – i cili bënë kërdi emocionet e nxënësve dhe ndjenjat seksuale. Së fundi, dhe ndoshta roli më intrigues, ajo ai në filmin “The Killing of a Sacred Deer”. Aty Kidman është gruaja e një kirurgu të shkëlqyer, përballë Farrell, i cili formon një marrëdhënie katastrofike me një djalë të ri.

Këtë vit në posterin e këtij edicioni është vendosur një fotografi e aktores italiane Claudia Cardinale.

Festivali do të mbahet në bulevardin e famshëm de la Croisette, kurse President i jurisë është Pedro Almodóvar, i cili do të shoqërohet nga Jessica Chastain, Will Smith, Fan Bingbing, Agnes Jaoui, Paolo Sorrentino, Maren Ade, Park Chan-Ëook dhe Gabriel Yared.