Kosova dhe Shqipëria me pavijonin e përbashkët në Festivalin e Kanës

Kosova dhe Shqipëria me pavijonin e përbashkët në Festivalin e Kanës

Më 17 maj është hapur Festivali i Filmit, ku po marrin pjesë edhe Kosova e Shqipëria, dhe po prezantohen në pavijonin e përbashkët.

Ky festival do të jetë i hapur deri më 26 maj.

Në treg do të promovohen filmat e fundit kosovar, derisa do të ketë edhe shumë takime partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm, shkruan albinfo.ch.

“Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com