Vepra e kompozitorit shqiptar do të interpretohet në SHBA

Vepra e kompozitorit shqiptar do të interpretohet në SHBA

Vepra “Ater Umbra”, e kompozitorit shqiptar Memli Kelmendi do të interpretohet në SHBA nga kori fitues “Cobra Chorale” dhe do të dirigjohet nga Ëilliam Bennett. Kor ky i cili është i njohur në ShBA në repertuarin e tij përfshin vepra të të gjitha stileve muzikore dhe veçanërisht vepra të kompozitorëve të shek XX- XXI.

“Vepra pra do të paraqitet në Festivalin Piccolo Spoleto sigurisht se mendoj që kjo është një mundësi shumë e mirë dhe besoj që vepra do e vazhdojë tutje rrugëtimin e saj” është shprehur Kelmendi për KultPlus duke theksuar se vepra e tij ka vetëm katër fjalë.

Fjalët “Ater Umbra” që do të thotë hija e zezë dhe fjalët “Serva me” që paraqiten të pjesa ku këndojnë femrat dhe ku ato kërkojnë ndihmë.

“Hija e zezë në distancat të cilat i kam përshkruar, harmonikën brenda partiturës, e kam parë të arsyeshme që më e përshkruar një tension, atmosferë të zymtë, një situatë jo normale. Kurse ‘Serva me’ përfshihet në mënyrë engjëllore dhe vepra në një formë kompletohet”, u shpreh tutje Kelmendi për KultPlus.

Dirigjenti i korit Ëilliam Bennett i cili edhe do të dirigjojë veprën e Memli Kelmendit “Ater Umbra” është shprehur se më të dëgjuar për herë të parë veprën është tërhequr nga disonancat e shtrënguara në fillim të punës dhe gjuha harmonike shumë interesante e përdorur në këtë vepër.

“Kelmendi ka bërë një punë të mahnitshme në këtë vepër. Sipas mendimit tim, ‘hija e zezë’ është errësira, dhimbje, trishtim, depresio, uria, varfëria ose çështjet sociale më të thella. Në “Serva me”, “më ndihmo”, është një deklaratë shumë intime, e qetë, statike në muzikë, është kënduar vetëm nga femrat e korit dhe është e ndërthurur me momente heshtjeje, jo vetëm që e tërheq dëgjuesin por gjithashtu krijon imazhe të një fëmije, të shenjtë dhe të vetëm, duke qarë me zë të ulët për dikë që të “më shpëtojë”, është shprehur Bennett duke theksuar së kori është i ngazëllyer për interpretimin e veprës.

Vepra do të interpretohet në SHBA konkretisht në festivalin e njohur “Piccolo Spoleto Festival” në St. Philips Episcopal në Çarlston të SHBA-së më 27 maj kurse kujtojmë se ajo dy net më parë është interpretuar nga Kori i Filharmonisë së Kosovës në hapje të festivalit ReMusica me dirigjent Rafet Rudin.