“Schatzi, a je mirë?” – shfaqja teatrale e artistëve zviceranë dhe gjilanas

“Schatzi, a je mirë?” – shfaqja teatrale e artistëve zviceranë dhe gjilanas

“Schatzi, a je mirë?” është produksioni më i ri i teatrit të të rinjve actNow në Luzern në bashkëpunim me të rinjtë të shkollës “Don Bosko” në Gjilan, i cili do të shfaqet sot në teatrin “Theater Pavillion” të Luzernit.

Hansi dhe Lumturia janë dy personazhet të cilët janë në kërkim të fatit: Ai në Kosovë, ajo në Zvicër.

“Schatzi, a je mirë?” tregon historinë e dy të rinjve nga vende të ndryshme, të cilët takohen rastësisht dhe më pas të marrin në udhëtimin e tyre drejt së panjohurës.

 

Shfaqja, e zhvilluar nga vetë actNow dhe të rinjtë e shkollës Don Bosko në Gjilan, është pjesa e dytë e projektit ndërkulturorë dy-vjeçarë “Ich bin Lumturia”(Unë jam Lumturia”).

Ky projekt merret me tema si identiteti dhe vetë-ndërgjegjësimi, me sistemet e ndryshme të vlerave dhe gjithmonë gjen ngjashmëri pavarësisht gjithë dallimeve: Zvicra dhe Kosova – dy shtete, dy kultura, dy orë fluturimi larg, shkruan faqja zyrtare e teatrit në të cilin do të shfaqet TheaterPavillion.ch.

Si shenjë e këtij dialogu po mbahet edhe festivali “Lumturia” në teatrin Pavillion dhe “Triebhaus”. /Insajderi.com