Zyrtarët e shtetit s’kanë kohë për Panairin e Librit  – hapet me një poezi të Çun Lajçit

Zyrtarët e shtetit s’kanë kohë për Panairin e Librit  – hapet me një poezi të Çun Lajçit

Panairi i Librit “Prishtina 2017” ka nisur edicionin e tij të 19-të me një ceremoni në të cilën pos kryetarit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, folën edhe ish-diplomati dhe publicisti Besnik Mustafai dhe pas tij aktori Çun Lajçi recitoi një poezi.

Asnjë zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Zyrës së Kryeministrit e asnjë institucion  tjetër nuk morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit dhe kjo për Demakun nuk përbënë ndonjë rëndësi të madhe.

E ish-diplomati shqiptar Mustafai tha se para 6 muajsh e kishte pranuar ftesën për të ardhur në Panair, i gëzuar se do të ikte nga fushata zgjedhore në Shqipëri.

“Por erdha këtu dhe gjeta një fushatë tjetër në kulmin e saj”, tha Mustafai.

“Megjithatë mirë bëjnë politikanët që nuk janë përballë medieve sepse do të duhej të ishin prapa tyre si lexues”, shtoi publicisti shqiptar.

E para se shiriti i kuq të prehej nga Mustafai dhe Lajçi, aktori kosovar recitoi një poezi të stilit të tij plot patriotizëm./Insajderi.com