Në “South East European Film Festival” në Paris, që ka përfshirë filma nga Ballkani, është vlerësuar me çmimin për skenarin më të mirë filmi “Home Sweet Home”, skenar të cilin e ka shkruar skenaristi kosovar Zymber Kelmendi, shkruan KultPlus.
Në këtë edicion të këtij filmi janë prezantuar filma nga shtetet: Maqedonia, Turqia, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Rumania, Sllovenia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Qipro, Hungaria dhe Moldavia.
Kurse filmi më i mirë në këtë edicion ka dalë të jetë ai nga Maqedonia.