
Aktorja Yllka Gashi ka bërë rikthimin e saj në media duke folur për KTV-në në një intervistë më të re nga ajo.
Aktorja, derisa ka folur mbi jetën e saj në Amerikë, kur është pyetur mbi sukseset e shqiptarëve ka përmendur Rita Orën dhe Dua Lipën, si dy artiste të cilat tregojnë origjinën e tyre nga Kosova në paraqitjet e tyre.
“Ato nuk janë produkt i Kosovës, por megjithatë e tregojnë origjinën e tyre dhe faleminderit prej tyre për këtë fakt. Megjithatë, do të duhet të gëzoheshim për ata që duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre jashtë Kosovës. Dua dhe Rita po ta nisnin karrierën nga Kosova do ta kishin shumë vështirë” tregon Yllka Gashi.
Ajo tregon se për nga dukja dhe këndimi më shumë i pëlqen Dua Lipa, ndërsa për shkak se është e mençur dhe një grua e suksesshme në biznes ajo e pëlqen Rita Orën, dhe këto anë të saj.
Aktorja e cila ka kohë që nuk është aktive në skenën e kulturës në Kosovë ka treguar edhe të tjera sekrete e suksese në jetën e saj gjatë këtij emisioni, ndërsa ka treguar se njeriu duhet të jetojë në atë vend ku gjen një qetësi shpirtërore.