Në maj të vitit 1981, këngëtari i famshëm xhamajkan Bob Marley u varros në Kingston, me tre gjëra: kitarën e tij të dashur ngjyrë të kuqe, Biblën e tij dhe një degëz" />

Funerali i Bob Marleyt: Kitara e kuqe, Bibla dhe një degëz marijuanë

Funerali i Bob Marleyt: Kitara e kuqe, Bibla dhe një degëz marijuanë

Në maj të vitit 1981, këngëtari i famshëm xhamajkan Bob Marley u varros në Kingston, me tre gjëra: kitarën e tij të dashur ngjyrë të kuqe, Biblën e tij dhe një degëz marijuanë, që xhamajkanët e quajnë “ganja”.

Në fakt ky dekorim marijuane nuk ishte menduar që të ishte fillimisht pjesë e varrimit të tij, por bashkëshortja e futi vjedhurazi në arkëmort gjatë funeralit dhe askush nuk kishte zemër ta hiqte.

Kjo traditë e lidhjes së fortë të Bob Marleyt me barin shkon pas në kohë përgjatë gjithë jetës së tij. Kur ishte gjallë, Marley njihej për dashurinë për marijuanën, ashtu sikurse dihet shprehja e tij e famshme: “Bari është shërimi i një kombi, alkooli është shkatërrimi”.

Edhe pas vdekjes, mbështetja e tij për bimën vazhdoi e një kompani të re të suksesshme marijuane, edhe pse me shumë debate, që quhej “Marley Natura”, duke marrë emrin dhe misionin e tij për ta bërë bimën të ligjshme.