Seks, satanizëm dhe surealizëm – arti i Michael Hutter

Seks, satanizëm dhe surealizëm – arti i Michael Hutter

Pikturat artistike gjermane të artistit Michael Hutter janë shumë të ngjashme me ato të Hieronymus Bosch.

Pikturat e Hutter janë të mbushura me pamje që kanë të bëjë me okultin dhe me demonët në purgator, shkruan Dangerousminds.

Skenarët e seksit, vdekjes, erotikës dhe purgatorëve janë gjithmonë të paraqitura në veprat e Hutter-it, për të cilat artisti thotë se është frymëzuar nga “logic of dreams”.

Ai gjithashtu është frymëzuar nga qyteti imagjinar i “Carcosa”, portit mistik të realizuar nga Ambrose Bierce, në tregimin e tij të vitit 1886, “An Inhabitant of Carcosa”.

Në vitin 1895 autori Robert W. Chambers botoi një libër plot tregime horrori, të titulluar “The King In Yellow”, që i referoheshin Carcosa-s dhe të tjera anë të punës së Bierce.

Më vonë Hutter përfshiu Carcosa-n në tregimet e tij të ndryshme Cthulhu mythos.

“Nuk më intereson realiteti apo probabiliteti me diçka që është reale, vetëm për potencialin e saj për të stimuluar të menduarit. Sipas mendimit tim, e vërteta është disi një iluzion. E përziej atë me obsesionin, pasionet, dëshirat dhe frikën time dhe pengoj atë që ndodh në humnerën e personalitetit tim, në përgjithësi.”

Hutter ka treguar edhe aftësitë e tij artistike në fotografim, duke përdorur manipulime dixhitale për të paraqitur sa më reale disa nga shtrigat e tij dhe personazhe të ndryshme të demonëve./Insajderi.com