Përfundon vizita e Mustafës në familjen Rugova

Përfundon vizita e Mustafës në familjen Rugova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përfunduar vizitën që ka pasur në rezidencën e familjes Rugova, mirëpo ai nuk ka treguar për arsyet e kësaj vizite.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës për arsyejen, Mustafa ka thënë se “nuk ka zor të tregojë”.

Besohet se vizita e Mustafës ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte deklaruar se në këtë vizitë kishte marrë mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë. Ai poashtu pati thënë se rezidenca e familjes Rugova mbetet e hapur për tu vizituar nga të gjithë.

Në ndërkohë vazhdimisht ishte raportuar se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.

Lexo në Insajderi

Kolegji Universum, i vetmi pa asnje program të suspenduar nga Akreditimi