
Din Mehmeti i ka kushtuar një poezi këngëtares më të njohur shqiptare, Nexhmije Pagarushës.
Mehmeti njihet për poezitë e tij figurative, të cilat janë botuar nga viti 1961 deri në vitin 1999, në 16 vëllime.
Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.
Poezia për bilbilin e ballkanit, Pagarushën, është e titulluar “Këngës i dolën flatrat”.
Këngës i dolën flatrat
Këndoi e këndoi
Derisa u shndërrua në këngë.
Dashuria për jetë
Ia mori zërin
Këndoi e këndoi
Derisa shkundi shkrumbin
E shpirtit të vet
Derisa bulëzuan pranverat
Në zemrat e njerëzve
Këngës i dolën flatrat
Ajo tash fluturon
Mbi të gjitha fatkeqësitë
E vdekja s’ka ç’ti bëjë.