Uliks Fehmiu fiton çmimin e aktorit më të mirë në Lituani

Uliks Fehmiu fiton çmimin e aktorit më të mirë në Lituani

Për rolin e tij në “Our Everyday Life”, aktori Uliks Fehmiu dhe njëkohësisht djali i legjendës Bekim Fehmiu ka marrë dje çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, shkruan kultplus.

Filmi në fjalë ishte edhe nominimi i Bosnjës për kategorinë e filmave të huaj në Oscars. Uliks Fehmiu në këtë film luan rolin e Sashës, pjesë e familjes së Muhamed Susic, një familje e klasës së mesme që kalon nëpër disa peripeci. Filmi është ko-produksion mes Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë dhe ka për regjisore Ines Tanoviq, shkruan KultPlus.

Në këtë festival çmimin për filmin më të mirë e morën “Thirst” dhe “I, Olga Hepnarova” nda Agnieszka Smoczynska fitoi çmimin për regjisoren më të mirë.

Cicae Award shkoi për “A good wife” nga Mirjana Karanoviq. Uliks Fehmiu ka lindur më 1968 ndërsa ka luajtur në disa shfaqje e filma në Ballkan.