Ngjarje tronditëse në Partinë më të madhe dhe më demokratike në Kosovë. Pasi të gjithë ne menduam se kjo parti zgjodhi kryetarin e saj të ri, kur Kadri Veseli shpalli kandidaturën, kemi lajme të reja.
E këto lajme të reja e kthejnë krejt situatën në pikën zero.
Djali i presidentit Hashim Thaçi, ish kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vendosur që t’i hyjë garës për kryetar të partisë.
“Me gjithë respektin për axhën Kadri, mendoj se në PDK ka nevojë për një shpirt të ri dhe fresh. Unë si djali i babit që ka udhëheq PDK-në e kam parë sesi aty të gjithë janë me një mendësi”, ka thënë Endriti në emisionin “Wazzup” në Klan Kosova.
Endriti ka thënë se Veseli përfaqëson të njëjtën frymë të babit të tij dhe kjo frymë e të funksionuarit në PDK duhet të ndalet.
“Unë babë e kam Thaçin ama ai deri vonë ka përdor ksi telefoni Nokia 303 a najsen. Paramendo kryetar partie, kryeministër pa Facebook pa dit me përdor Iphon-in. Deri sa dikur i thash o bab kërkah sje edhe qeshtu filloi tani me Petrtin. Po du me thanë që në PDK ka nevojë për njerëz të rinj dhe askush më mirë se unë nuk e di qysh bohet partia”, ka thënë Endriti.
Tutje në këtë intervistë ai ka folur edhe për planet e tij në muzikë dhe art bashkëkohor, duke thënë se është adhurues i flaktë i këngëtarit tashmë të ndjerë Prince.