Çmimi Nobel shkon për ata që revolucionarizuan biokiminë

Çmimi Nobel shkon për ata që revolucionarizuan biokiminë

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i ka dhënë çmimin Nobel në Kimi shkencëtarëve Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson.

Ata analizuan biomolekulat përmes ngrirjes. Kjo teknologji e freskët e mikroskopit ka revolucionarizuar biokiminë.

Falë tyre, së shpejti mund të kemi imazhe të detajuara të qelizave komplekse të jetës.

Ata kanë thjeshtëzuar dhe përmirësuar imazhin e biomolekulave dhe falë punës së tyre, çdo cep i fshehur i një qelize do të mund të hulumtohet.

“Kjo metodë e ka çuar biokiminë në një epokë të re”, ka thënë Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, e cila i ndanë çmimet Nobel.

Ky çmim ka vlerën e 1.1 milion dollarëve.