
Këngëtari i muzikës popullore Shaqir Cervadiku ka pasur shansin që të performojë këngët e tij para një publiku ndërkombëtarë sikurse në Turqi, por ia ka pamundësuar këtë vetës duke e anuluar pjesëmarrjen në një emision televiziv në të cilën ishte ftuar.
Arsyeja e anulimit të prezencës në këtë emision, ka qenë një veprim i pahijshëm. Ka anuluar performimin e këngëve të tija për shkak se në atë emision janë kënduar edhe këngë në gjuhën boshnjake.
“Më pengonte me i përzi këngët pasi gjuha boshnjake është gati e njejtë me gjuhën serbe”, ka thënë Cërvadiku në një postim në profilin e tij.
Këngëtari gjatë ditës Cërvadiku, sot ka paralajmëruar pjesëmarrjen në televizionin turk “Tv Tek Rumeli”.
Aty ishte paraparë që në një emision ai t’i këndonte 7 këngë në gjuhën shqipe dhe fakti se ai do t’i këndonte këto këngë jo në bllok por të përziera me këngëtarin boshnjak, ka bërë që Cërvadiku ta anulojë pjesëmarrjen.
“Emisioni ishte konceptuar nji kange shqip e nji kangë boshnjake me radhë. Unë kerkova që të kryhet blloku i kangeve shqipe e pastaj boshnjake ose ansjelltas sepse më pengonte me i përzi kanget pasi gjuha boshnjake është gati e njëjtë me gjuhen serbe. Moderatori nuk e pranoi kushtin tim kështu që unë dola nga studio ashtu i përgaditur për emision. Shpresoj, shihemi herave tjera”, ka shkruar Cërvadiku.
Ende nuk dihet se cili ka qenë këngëtari boshnjak as natyra e këngëve të tija.