Hapet ekspozita e artistes Emiranda Beka

Hapet ekspozita e artistes Emiranda Beka

Të enjten në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e artistes Emiranda Beka.

“Pikturat e artistes së re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dhe shtrihen mbi një spektër të gjerë dhe të kontrollueshëm nga talenti i saj. Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, e parritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive…”, shprehet Kuratori i kësaj ekspozite Ilir Muharremi.

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga  Dhurata Ramosaj Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita “Ndërmjet pamundurës dhe paarritshmes” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.