Dua Lipa bën pite, Merita Halili këndon ‘Doli goca në penxhere’ në Amerikë (VIDEO)

Dua Lipa bën pite, Merita Halili këndon ‘Doli goca në penxhere’ në Amerikë (VIDEO)

Asnjëherë më parë një emision në Amerikë nuk ka frymuar shqip kaq shumë, sa episodi i radhë i “The Untitled Action Bronson Show”.

Action Bronson, me origjinë shqiptare, bashkë me Dua Lipën dhe artistët shqiptarë Merita Halili e Raif Hyseni, mbrëmë kanë sjellë në emisionin 30 minutësh ushqim shqiptar dhe melodi si “Doli goca penxhere”.

Dua fillon të bëjë pite bashkë me Action Bronson- emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, i cili sikur për shaka thotë se nuk e di gjuhën shqipe dhe i vjen turp ta flasë këtë gjuhë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=688&v=e7uvaLvYoVo