Filarmonia e Kosovës të hënën mban koncertin e parë për sivjet

Filarmonia e Kosovës të hënën mban koncertin e parë për sivjet

Filarmonia e Kosovës, do të mbajë të hënën koncertin e parë për këtë vit.

Drejtori Baki Jashari tha se ky koncert do të jetë i veçantë pasi sipas tij do të interpretohen dy vepra jashtëzakonisht interesante, të Bohuslav Martinu dhe Dimitri Shostakovich.

Jashari ka thënë se Filarmonia është përgatitur një muaj rresht për këtë koncert, ku do të interpretojnë edhe instrumentistë nga Shqipëria. Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti Gregory Charette.

Dirigjenti amerikan tha se është gjithmonë mirë të kthehesh sërish në Kosovë dhe të punosh me Filarmoninë e Kosovës.

Ai tha se është i entuziazmuar për koncertin, për të cilin u shpreh se kanë punuar shumë.