Një vdekje, 40 minuta “play back” dhe “Shota e ndaluar”

Një vdekje, 40 minuta “play back” dhe “Shota e ndaluar”

Koncerti për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u trumbetua të jetë një koncert madhështorë në të cilin do të performonte këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht nga Kosova, Rita Ora.

“Kena me kall” – Premtimi i Rita Orës për sonte

Ajo madje erdhi me stafin e saj artistik por jo me muzikantë për të performuar LIVE. Me vete ajo kishte marrë vetëm disa valltar të cilët e ndihmuan Rita Orën të vallëzonte vallen e njohur tradicionale shqiptare “Shota”.

Rita Ora e kallë me Shoten, RTK-ja dështon

Dështimi i madh i RTK-së – Nga Rita Ora në Migjen Kelmendin – Ndërpritet transmetimi në kulm të performancës për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Posted by Insajderi on Saturday, 17 February 2018

Por përpos numrit të madh të qytetarëve që ishin prezent në koncert, performancën e Rita Orës në vallëzimin e Shotës nuk patën mundësi ta ndiqnin teleshikuesit e Radiotelevizionit Publik.

RTK-ja thotë se kompania ligjore e Rita Orës ndaloi transmetimin e vallëzimit të “Shotës”

RTK-ja u arsyetua se nuk ka pasur më shumë të drejta autoriale për ta ta transmetuar koncertin, duke thënë se ka pasur të drejtë të transmetojë vetëm dy këngë.

Si dështoi shteti ta transmetojë koncertin 20 minutësh të Rita Orës

Por koncerti u ndalë në momentin kur Rita Ora po vallëzonte nën tingujt e “Shotës”.

Live nuk këndoi as reperi kosovar Ledri Vula i cili i parapriu koncertit të Rita Orës. Por ai doli me një performancë, duke e veshur një bluzë me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjest ky që elektrizoi masën.

Arsyeja e paqartë pse RTK-ja ndërpreu transmetimin e koncertit

Sidoqoftë koncerti për shënimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk shkoi edhe ashtu siç pritej. Dyndje të mëdha të njerëzve ishin në sheshet kryesore të Prishtinës, teksa kjo dyndje ia mori jetën një 60 vjeçari që u alivanos në mesditë. Ai nuk mundi ti mbijetoj kësaj alivanosje.

Vdes një person në Prishtinë – policia jep detaje

“Mos u shtyni ju lutem” – dyndje fëmijësh në koncertin e Pavarësisë

Ngjarjet zyrtare për 10 Vjetorin e Pavarësisë do të vazhdojnë edhe të dielën me një seancë solemne për Pavarësinë.

Kryeministri shfrytëzon pauzën para Rita Orës, për t’iu drejtuar qytetarëve