Myrvete Kurtishit, Çmimi për Vepër Jetësore

Myrvete Kurtishit, Çmimi për Vepër Jetësore

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit sot, në Ditën Botërore për Teatër, u bë ndarja e çmimeve vjetore për teatër. Këto çmime i dorëzoi ministri, Kujtim Gashi.

Çmimi për vepër jetësore iu nda aktores Myrvete Kurtishi, ndërsa Çmimi për shfaqjen më të mirë iu dha Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” për shfaqjen “Armiku i Popullit” të Fatos Berishës. Çmimi për regjisorin më të mirë iu nda Kushtrim Bekteshit për shfaqjen “Ata që ikin”.

Ministri Gashi tha se për nder të Ditës Botërore të Teatrit kanë vendosur të ndajnë çmime për njerëzit e teatrit, me përzgjedhje nga juria profesionale e fushës së aktrimit.

Luan Daka, regjisor dhe profesor, bëri të ditur se çmimi për aktorin më të mirë për këtë vit nuk ndahet, edhe pse, sipas jurisë, ka pasur shumë kandidatë për ta marrë këtë çmim.

Po ashtu çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar nuk u nda, për shkak të vendimit të marrë nga juria profesionale e Teatrit të Kosovës.