Aktorët e serialit “O Sa Mirë” reagojnë për vdekjen e kolegut të tyre

Aktorët e serialit “O Sa Mirë” reagojnë për vdekjen e kolegut të tyre

Art Kurti, aktori i njohur i serialit “O Sa Mirë” ka ndërruar jetë sot në rrethana të dyshimta.

Kurse tashmë kanë reaguar edhe drejtuesit e serialit “O Sa Mirë” përmes faqes zyrtare në llogarinë në “Facebook”.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”.

Tepër i ri për të shkuar.

Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij.

Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!” thuhet në postimin e tyre.