Ndërtim mbi gjak- tregimi për kosovarët që po vdesin në vendet e punës

Vetëm këtë vit kanë vdekur 4 kosovarë në vendet e tyre të punës në ndërtimtari. Në vitin e kaluar kishin vdekur 7 të tjerë. Shpesh trendi në këtë sektor arrin në nivelin ku çdo muaj një punëtorë vritet në kantieret e ndërtimit. InDoks ka transmetuar dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”, që ekskluzivisht merret me këtë temë në 50 minuta emision

Ndërtim mbi gjak- tregimi për kosovarët që po vdesin në vendet e punës

Një maji në Kosovë festohet me shëtitje nëpër parqe, dhe kryesisht ajo fokusohet në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Nuk ishte gjithnjë kështu.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!

Në Romën e lashtë, dita e parë e Majit mbahej gjatë festës së Floralias, e quajtur kështu për nder të Florës, perëndeshës së luleve dhe të pranverës. Gjatë kësaj feste kishte këngë, valle dhe parada me lule shumëngjyrëshe. Në veçanti, në këtë festë gëzonin prostituta. Ky llogaritet të jetë zanati më i vjetër në botë. Prostitutat e shihnin Florën si perëndeshën e tyre mbrojtëse.

Sot në shumë shtete prostitutat llogariten si fuqi punëtore të cilat edhe paguajnë taksa dhe janë pjesë e simbolikës së Ditës së 1 Majit. Por në Kosovë prostitucioni është ilegal.

E punëtorët e vërtetë vdesin çdo ditë në vendin e punës.

Megjithatë tragjeditë e punëtorëve kosovarë nuk shërbejnë si arsye që për 1 maj të kërkohen më shumë të drejta. Në vend të kësaj, është një traditë tjetër.

Ndezja e gomave për 1 maj është një traditë që ende vazhdon përkundër thirrjeve të vazhdueshme për mos ndotje të ambientit. Rrëfimet për zjarrin e 1 majit në Kosovë janë të lidhura me Jugosllavinë, nën ombrellën e së cilës kanë bashkëjetuar deri në luftërat e përgjakshme 8 shtete që sot janë në vete. Në disa vende, zjarri është ndezur për të protestuar para korporatave të shtetit që nuk i trajtonin punëtorët mirë e në disa vende të tjera zjarri është ndezur për të mbajtur “gjallë revolucionin”.

Megjithatë revolucioni pas shpërbërjes së Jugosllavisë nuk ka ndodhur në asnjë vend të pavarësuar. As në Kosovë.  Rënia e sistemit të para vitit 1999 ka krijuar një shtet të ri të krijuar zyrtarisht në vitin 2008, ku punëtori nuk është aspak i sigurt. Madje vdes në vendin e punës e askush e nuk e bënë tragjike.  Për 1 Maj zakonisht kosovarët festojnë. Në Gërmi, Batllavë e deri në Ulqin.

2018-ta përgjaket me 4 punëtorë vdekur

Për 1 maj në Prishtinë pati një protestë. Ishte një protestë jo fortë e madhe para Teatrit Kombëtarë, dhe Qeverisë së Kosovës njëherit. Po protestohet për të drejtat e punëtorëve. Është protesta e rrallë, pasi që ish-lideri i krejt sindikalistëve, Haxhi Arifi nuk preferonte që të organizonte protesta. Ai më shumë preferonte pagën dhe mëditjet e majme që ia jepte pushteti në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në Kosovë megjithatë ka shumë për tu protestuar.

Por cilat përnjëmend problemet e punëtorëve në Kosovë. InDoks ka pyetur ata që kanë protestuar. Shumica e tyre nuk kanë pasur ndonjë kërkese specifike.

Në përgjithësi kanë folur edhe organizatorët e protestës.

Në mënyrë figurative gjendja e punëtorit në Kosovë shpjegohet më së miri nga vet një nga sindikalistët kosovar që doli në skenë dhe bash në kohën kur po bëhej gati ti drejtohej Qeverisë me kërkesa, zëri e tradhëtoi. Ai iu shtjerr. InDoks e ka transmetuar të plotë këtë moment në dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!

Protesta përfundoi, por festa veç kishte filluar.

E megjithatë, a kanë kosovarët kaq shumë arsye për të festuar? Apo tregu i punës është shndërruar në një skllavërim? Në një skllavërim që vret?

Ky kryeisndikalist që përfaqëson të punësuarit në sektorin privat për këtë dokumentar shpjegon gjendjen në këtë sektor. Në më të madhin në vend.

“Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është një gjendje terrorizuese, ndoshta kjo ndikon shumë keq në opinion, por është një gjendje të cilën në vitin 2003 ka qen gjendja më e mirë se sa gjendja që jemi sot”, thotë ai.

Në atë botë sektori privat ishte në ndërtim e sipër. Kosovarët ende po vareshin krye-këput nga paratë që vinin nga Diaspora, dhe donacionet e shumta ndërkombëtare. Ishte koha kur partitë politike po i mbushnin institucionet në krijim e sipër me militantë. Pak a shumë-të gjithë po jetonin të lumtur.

Por, lumturia do të prishej. Kosova e vogël e parëndësishme u bë pjesë e tregut të madh liberal e të egër. U krijuan korporata nga njerëz të afërt me pushtetin. U ringjallën korporata tjera nga shqiptarë të afërt me Regjimin e Millosheviqit që u bënë tash miq me njerëzit e UÇK-së.

Dhe sot, gjendja është për alarmim, sipas Jusuf Azemit.

“Punëtorët e sektorit privat janë pothuajse në përgjithësi pa një përkujdesje shtetërore dhe pronarët e kompanive private dhe të institucioneve shtetërore mendojnë që punëtorët e kanë vetëm një të drejtë, për të punuar dhe asgjë tjetër. Vetë fakti që mbi 50 përqind e punëtorëve nuk e kanë asnjë kontratë personale, tregon se është një gjendje tejet-tejet e rëndë. Dhe, nuk ka shenja përmirësimi, por ka shenja përkeqësimi. Në vitet e fundit numri i lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës është duke u rrit, kjo bënë më dije se shëtit për këta punëtorë është duke bërë shumë pak”, thotë ai.

E ky kryesindikalist ka një kundërshtar të ashpër. Mund të ishin në të njëjtin tabor, por nuk janë. Kryeisnpektori i Punës, Basri Ibrahimi që ka dhënë një intervistë të gjatë për këtë dokumentar megjithatë zor gjen ndonjë pikë që të pajtohet me kryesindikalistin.

“Nuk është skllavëruese sepse dikush pe përdor termin skllavërues, skllavëri në punë ose nuk e kupton termin skllav ose e thotë kotë së koti për me bo ma të madhe ata çka e thotë, do tët hotë gjendje nuk është alarmante gjendja është në përmirësim e sipër mirëpo ende ka punë për tu bërë”, thotë ai.

Pajtohen apo kundërshtohen këta burra me rol kryesor në fushën e të drejtave të punëtorëve, kjo ka pak rëndësi. Ajo që ende ka rëndësi është se kosovarët po vdesin në vendin e punës. Që vdekjet në punë prijnë në sektorin e ndërtimit. Që Kosova po ndërtohet mbi gjakun e punëtorëve.

Vetëm këtë vit, ani pse nuk ka kaluar as gjysma e tij, në vendin e punës kanë vdekur 4 kosovarë. Nga një për çdo muaj.

Kështu, në Gjilan më 30 janar 2018, rreth orës 11:10, nga Qendra emergjente ishte njoftuar se një person ishte dërguar pa shenja jete. Musli Krasniqi ishte punëtorë i kompanisë ndërtimore “Fitorja” nga Ferizaj.

“Gjatë zbrazjes së materialeve ndërtimore me vinç të kamionit, pronë e kompanisë ‘Fitorja’, ka goditur telat e rrymës”, kishte thënë Policia për këtë rast. Kjo kompani nuk ka e komentuar për këtë dokumentar rastin.

Vetëm pak ditë pas këtij rasti, në Korporatën Energjetike të Kosovës, Fehmi Salihu, që ishte punëtor i termocentralit “Kosova A”, vdiq në vendin e tij punës. Ai ishte duke bërë kontrollin teknik të makinerisë në një lartësi prej 30 metrash, ku sipas raportit të Policisë, kishte rënë aksidentalisht, ani pse që në fillim Policia e klasifikoi rastin si vdekje e dyshimtë. Ky është rasti i 43-të që punëtorët në Termocentral kanë vdekur në vend të punës, që nga paslufta.

Pak javë më vonë, Arben Kutllovci, 45-vjeçar nga fshati Dobërllugë i Vushtrrisë, mori rrugën për në punë, në fabrikën e përpunimit  të mishit “Apetit Group”. Arbeni u qëllua për vdekje me një pistoletë TT në vendin e tij të punës. Policia e arrestoi një person, por edhe tha që një pistë e hetimeve con ka fakti se vrasja ka mund të ishte edhe aksidentale, por pasi që kishte ikur nga vendi i krimit, dorasit iu caktua masë paraburgimi.

E muaji i katërt i këtij viti nisi me një vdekje që dyshohet se është tipike nga papërgjegjësia e kompanive ndërtimore. Mungesa e mbrojtëseve ku vendoseshin skelet dyshohet se u bë shkaktare e vdekjes së 23 vjeçarit nga Malisheva, Gentian Krasniqit, në vendin e tij të punës. Ai ra nga kati i shtatë i një ndërtese në „Rrugën B“ në Prishtinë derisa po punonte në kantierin e kompanisë “Diellona”. U raportua që kompania ku punonte viktima kishte ka të regjistruar vetëm dy punëtorë.

Ditë më parë Policia njoftoi se në rrugën “Igballe Berisha” në Prishtinë, një person është rrëzuar nga kati i tretë në rrethana të panjohura, derisa ishte duke punuar në një objekt banimi. Viktima  me lëndime të rënda në trup u dërgua në QKUK kurse pronari i kompanisë në paraburgim, por emri i tij u mbajt i pazbuluar nga Policia.

“Fajtor për rastet e vdekjeve jemi të gjithë. Fajtor është sindikata se nuk mund ta sensibilizojë në tërësi. Fajtor është punëtori se pronari asnjë herë nuk i thotë që të mos e ketë pajisjen adekuate. Fajtor është pronari që ngutet që ta përfundoj punën. Fajtor është Ministria e Punës me mekanizmat e vetë që nuk e përcjell që nëse një kompani nuk i zbaton masat mbi ligjin për sigurinë në punë dhe nuk e dënon. Të gjithë akterët janë përgjegjës për gjendjen çfarë e kemi ne”, thotë Jusuf Azemi, Kryesindikalist.

Kurbanë të ndërtimit të Kosovës

2018-ta u përgjak që në nisje me punëtorë në sektorin e ndërtimtarisë, por as vitet tjera nuk ishin më mirë.

“Është një gjendje e tmerrshme për të cilën askush nuk po jep përgjegjësi. Ne kemi dhënë shifra që , që në vitin 2016 vdiqën 14 punëtorë, dhe në vitin 2017 na vdiqën 20 punëtor në vendet e tyre të punës dhe në vitin 2018 kemi filluar me një numër shumë të madh të vdekjeve, ku për 4 kuaj kanë vdekur 4 persona. As ministër as kryeministër askush nuk jep llogari për këto vdekje dhe jeta e [punëtorit është aq e lirë nuk mundësh me e marr me mend”, thotë për InDoks Jusuf Azemi, Kryesindikalist.

Në krejt këtë numër vdekjesh, Kryeinspektori Basri Ibrahimi sheh edhe pak pozitivitet.

“Vdekshmëri dhe aksidenti në vendin e punës nuk dallojnë prej regjionit a jemi të kënaqur me këtë, sigurisht që nuk jemi, ne jemi duke bërë gjithçka çka është e mundshme që kjo gjendje me u përmirësuar, derisa në vitin e kaluar ne kemi pas 14 të vdekur në përgjithësi në Kosovë, shtatë ose tetë kjo është gjendja në ndërtimtari në vitin e kaluar që në qoftë se e krahasojmë me vitet paraprake gjendja është përmirësuar sepse gjendja në vitet paraprake gati pjesa 90 përqind kanë qenë vdekshmëria në vendin e punës në ndërtimtari ka qenë do të thotë 90 përqind ka qenë në ndërtimtari ndërsa vitin e kaluar ishin përgjysma në ndërtimtari dhe gjysma në sektorët tjerë”, thotë ai.

Ibrahim megjithatë pajtohet se viti ka nisur keq. Por, ka edhe një interpretim tjetër për se paku njërin prej rasteve.

“Këtë vit fatkeqësisht ka vazhduar trendi, i kemi 5 vdekje në vendin e punës mirëpo çka është një fakt që i kemi tri viktima nga rryma që për shumë çka besoj që ajo është një çështje njeri sepse për shembull në një rast, po e përshkruaj vetëm sa për ilustrim, ka punuar afër telave të rrymës edhe ai për me u siguruar që s’ka me i prek ai ja ka vëdosur një dërrasë edhe ajo ka qenë e lagur edhe e ka përçuar rrymën edhe e ka mbyt punëtorin këtu del në një far mënyre edhe jo bash kujdesi i duhur i punëtorëve”, thotë ai.

Kushtrim Mehmeti, regjisor i teatrit nga Skenderaj ka vendosur që pikërisht për ditën e punëtorëve të bëjë një performancë artistike. Ai ka treguar për InDoks se çka ka dashur të bëjë në këtë rast.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!

Ai po fliste për vrasjet në punë, që sipas Kryesindikalistit, Jusuf Azmeei po vijnë duke u shtuar, e sipas Kryeinspektorit që përfaqëson Shtetin në këtë çështje, po zvogëlohen.

Pak rëndësi ka kjo, të gjithë janë emra. InDoks pos që publikoi emrat e viktimave në vendin e punës për vitin 2018, do të publikojë edhe personat që humbën jetën në vendet e tyre të punës, në sektorin më të rrezikshëm- në ndërtimtari në vitin 2017. Në shenjë respekti për ta.

Mentor Gashi, i lindur në vitin 1987  në Ladrovc, Malishevë, humbi jetën derisa po punonte te kompania “BIBI COM”, Florim Sejdiu nga Prapashtica që u aksidentua duke punuar në kompaninë “NEë PREMIX“, Afrim Muqaj, Korishë e Prizrenit i lindur në vitin 1967 që punonte te kompania ,,VEAH GRUP”, Asllan Asllani i lindur më 1975  në Gllogovc që po punonte tek NNP,,EUROBESI” tek një kantier që ishte investim i PREMIUM GRUP KOSOVA, në pronësi edhe të Kryetarit të Skënderajt, Bekim Jashari, Kamber Bytyqi i lindur më 1964 që kur vdiq po punonte te ,,Agro Kuka”, Edison Abazi  25 vjecar nga Skënderaj që po punonte në një ndërimt që ishte investim i komunës së tij, Sefki Nurettin që sipas të dhënave të brendshme ët Ministrisë së Punës vdiq derisa po punonte për “Erti Ashensor”, kompani nga Ferizaj, Genc Loshi i lindur më 1986, punëmarrës privat i paregjistruar dhe Berat Binaku , 28 vjeçar- Mazgit i Obiliqit që kur vdiq po punonte për  “NOTI BETON” kompani për prodhimin e betonit.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!

Dhe, lista është e gjatë. Kanë vdekur edhe të tjerë persona në sektorë të tjerë. Në Inspektorat nuk pranojnë që ata ti publikojnë emrat.

“Ne s’kemi nevojë me i publiku sepse ato të gjitha bëhen publike një arsye është se për këto policia fillimisht informohet, policia e formon prokurorinë dhe në të gjitha rastet e vdekjeve në vendin e punës dhe për aksidente në përgjithësi kur ka edhe lëndime për vdekjet në vendin e punës bile para nesh mbërrin policia dhe prokuroria kështu që ato të gjitha janë publike dhe unë jam i sigurt se secila kompani e cila ju ka ndodh një vdekje në vendin e punës ajo është bërë publike pa pasur nevojë me e bërë Inspektorati i Punës”, thotë ëpr InDoks Basri Ibrahimi, Kryeinspektor

Inspektorati Punës që mbikëqyr të drejtat e punëtorëve, i ka kushtuar aq pak vëmendje kësaj fushe sa në faqen e saj ka një raport për sektorin e ndërtimtarisë me vetëm një faqe.

Kryeinspektori Ibrahimi megjithatë ka një shpjegim tjetër.

“Ai ende nuk është raport final i analizuar, ai është vetëm raport statistikor me të cilin ne i kemi dhënë vetëm indikacionet si statistika, ne ende nuk e kemi përfunduar analizimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, jemi duke e bërë një analizë me pa se cilët janë shkaktarët që e kanë sjellë deri këtu, por me pa në përgjithësi edhe çështjen e sigurisë në punë se çka duhet, çfarë vendimesh duhet me marr, ne në një far mënyre e kemi bërë sepse kemi një plan të punës me të cilin veprojmë në vitin 2018 mirëpo për ta publikuar ende nuk e kemi bërë edhe besoj që shumë shpejt do të dalim edhe me një analizë më të thukët”, thotë ai.

Diskriminim për shami e orientim seksual

InDoks ka gjetur bash më 1 maj kantier punimesh në ndërtimtari, Dhe, pamjet e tyre janë shfaqur në dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!

Këta punëtorë po punonin edhe për 1 maj, por ka të atillë që nuk mund ta bëjnë këtë fare- janë të papunë.

E në Kosovë nuk ekziston ndonjë statistikë e besueshme e papunësisë. Institucionet e shtetit tentojnë ti ulin të dhënat nën 30 %, kurse përfaqësues të tjerë organizatash ti çojnë ato mbi 40 %. Mesi assesi të gjendet.

Por, përtej varfërisë dhe mos-zhvillimit ekonomik, ka edhe diçka tjetër që pengon në punësim. Diskriminimi në bazë të orientimit seksual, apo edhe identitetit fetar. Indoks do të sjellë rrëfimet e dy personave që flasin për këtë diskriminim.

Nora Veliu, është një avokate në Prishtinë. Ajo mban mbulesën islame, por edhe mund ta punojë këtë punë, një rast ky jo fortë i shpeshtë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Megjithëse në intervistën për këtë dokumentar ajo flet për raste kur femrat u diskriminuan pse mbanin shaminë, në përgjithësi thotë se janë faktorë tjerë ata që u pengojnë në punësim.

“Në Kosovë, siç e dimë, statistikat tregojnë se është një përqindje e madhe e papunësisë, mbi 45 për qind. Kjo do të thotë se ka vajza dhe gra të tjera, të cilat nuk e mbajnë shaminë e kokës, por të cilat ballafaqohen me sfida të ndryshme për të gjetur një vend të punës. Këto janë ndër të tjera: korrupsioni, nepotizmi, ndoshta dhe domosdoshmëria për të aderuar në ndonjë parti politike për të gjetur një vend pune”, thotë Nora Veliu.

Ajo thotë që gratë me shami diskriminohen dyfish.

“Mund të themi se edhe shamia është njëra prej arsyeve që i bëjnë më të prekshme, më të cenueshme gratë e mbuluara, gjatë procesit të kërkimit së punës. Kjo do të thotë se disa prej tyre të cilat janë ballafaquar me veprime diskriminuese, sigurisht se janë ballafaquar me diskriminim të dyfishtë. Fillimisht arsyeja e parë pse në atë vend pune është punësuar dikush për shkak se është familjar i dikujt tjetër, ose për shkak se ka dhënë ryshfet apo diçka e tillë. Ndërsa, në rastin e asaj punëtoreje ka ndikuar ndoshta edhe si një arsye shtesë bartja e shamisë. Megjithatë, unë mendoj se nuk është arsyeja kryesore bartja e shamisë për gratë që të gjejnë një vend pune”, thotë ajo.

Lendi Mustafa, që është një aktivist i të drejtave të komunitetit LGBTI thotë se në këtë komunitet punësimi bëhet edhe më problematik.

“Po flas në përgjithësi se çka kamë ndsgju më shumë, prej njerëzve meqenëse jam i rrethuar me njerëz LGBT. Shumicën e rasteve nuk kanë qasje hiq nëpër vende të punës, për shkak të paragjykimeve që ndodhin në vendet e punës. Në shumicën e rasteve janë të pa punësuar janë persona që udhëtojnë prej katundeve, ka tepër shumë që shembull që nuk vjen paragjykimi prej orientimit seksual por edhe pamjes fizike. Orientimin seksual nuk mund ta ditë menjëherë kur shkon me apliku për punë, por nisin dalin paragjykime të ndryshme”, thotë Lendi Mustafa nga organizata CEL.

Ai flet për një problem edhe më të komplikuar se sa kaq, kur vije puna te mbështetja e njerëzve nga ky komunitet që u diskriminuan në punë.

“Edhe çka është shumë problematike është se kemi pasur raste që i kanë diskriminuar për shkak të orientimit seksual por që nuk kemi pasur fakte për shkak se nuk janë kap direkt tek orientimi seksual por e kanë sjellë nëpër tema të ndryshme, e tani dikur veç i kanë larguar prej punës ose nuk i kanë pranu hiq. D.m.th. kjo është shumë problematike sepse kur vjen puna tek komuniteti LGBT nuk mundesh as me vërtetu që e kanë larguar prej pune për shkak të orientimit seksual sepse vërehet”, thotë ai.

Ai madje flet për pjesëtarë të këtij komuniteti që edhe kur punojnë në institucione publike, thjeshtë bëjnë jetë të dyfishtë. Madje edhe kur punojnë në arsim.

“Më ka ra me taku një mësuese që është lezbike që normalisht nuk mund t’ia them emrin. Më ka tregu se çdo gjë që e bënë është e shehtë. Edhe non-stop duhet mu rujt shembull në qoftë se krejt kolegët e punës po mblidhen me shku diku, kjo gjithmonë tu u anashkaluar se mos po marrin vesh diçka për jetën e saj personale”, thotë Lendi Mustafa.

Po në arsim, në sistemin publik po diskriminohen edhe gratë me shami islame.

“Ka shumë vajza dhe gra të cilat tregojnë përvoja negative me të cilat janë ballafaquar gjatë kërkimit të punës në Kosovë. Gjatë vitit 2005-2013 ka pasur më shumë raste kur gratë e mbuluara janë refuzuar për shkak të bartjes së shamisë. Ka disa raste në Universitetin e Prishtinës, që specifikisht, ato kanë qenë profesoresha të mija në shkollë të mesme dhe të cilat janë refuzuar për t’u emëruar asistente në Universitetin e Prishtinës për shkak të shamisë dhe në fakt arsyeja e refuzimit iu është komunikuar drejtpërdrejtë atyre”, thotë për InDoks Nora Veliu, avokate nga Prishtina

Lendi, që bën aktivizëm për komunitetin LGBTI thotë  se ata janë në presion të vazhdueshëm, edhe kur pranohen në punë, pasi që rrethi sillet me përbuzje ndaj tyre.

“Kam hasë edhe vet në ato sene por ka pas edhe persona që e kanë ndëgjuar, dhe pikërisht i kanë mbyllë hala ma shumë dhe i kanë largu prej rrethit. Më ka ra me punu në kafe goxha gat dhe nuk është e këndshme hiq me kon me një rreth ku tërë kohën përdoren “qasi terma”, thotë ai.

E avokatja Veliu thotë se problemi i diskriminimit mbi bazën e përkatësisë fetare është madje edhe më shqetësues Është diskriminim shtetëror, dhe kundër-kushtetues.

“Ka ekzistuar më herët një udhëzim administrativ për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve civil, i cili në mënyrë shprehimore e ka ndaluar bartjen e shamisë. Nuk jam në dijeni nëse ky udhëzim është shfuqizuar, megjithatë dua të theksoj se manifestimi i fesë nëpërmjet veshjes është një liri e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe me konventa ndërkombëtare….”, thotë ajo.

Kryeministri Haradinaj që u del kundër punëtorëve

E përtej diskriminimeve, ata që sot veç janë në punë, e kryesisht ata në sektorin privat, përballën me sfida që rrallë fliten. Kjo pasi që pronarët e kompanive të mëdha private janë këmbë e kokë të lidhur me pushtetin. Kjo sipas Kryesindikalistit Jusuf Azemi, që përfaqëson mbi 30 mijë nga mbi 200 mijë punëtorët e sektorit privat.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!

“Është shumë e vërtetë që sektorin privat po i  menaxhojnë individë të pushtetit, të shtetit. Nuk ka deputet, nuk ka ministër, nuk ka zyrtarë që nuk e ka një kompani të vetën dhe këto e bëjnë që e kemi gjendjen ashtu siç e kemi”, thotë ai.

Ai thotë se kompanitë i kontrollojnë politikanët  përmes favoreve dhe ryshfetit.

“Ne kemi të dhëna që pronarët e kompanive u blejnë banesa pushtetarëve. Kemi të dhëna që pushtetarëve iu bëjnë renovime të banesave të tyre”, thotë Azemi për InDoks.

Azemi flet pastaj edhe për korrupsion direkt të kompanive te Inspektorati i Penës.

“Kemi pasur raste kur inspektorët nisën për ta inspektuar një kompani- në rrugëtim e sipër është thirrur inspektori dhe i është thënë “kthehu se nuk ke nevojë ta inspektosh atë kompani….

Megjithatë, kemi njerëz të korruptuar. Kemi njerëz që janë të lidhur me kompanitë. Kemi njerëz që kompanitë i çojnë nëpër pushime verore me nga 10-15 njerëz vetëm për të mos shkaktuar telashe”, thotë ai.

Ai për InDoks ndanë edhe një rast të rrjetit të maketeve “Interex” që tash është blerë nga kompani tjetër po ashtu rrjet maketesh, “Emona”.

“Kemi rastin e freskët kur kompania “Interex” që tash nuk ekziston, por ekziston një kompani tjetër (Emona) te QKUK-ja, janë larguar dy punëtorë, me një mesazh i thotë nuk ke nevojë të vijsh në punë më. Ai ka ardhë te ne, kemi shkaur kemi biseduar me menaxherin e kompanisë, menaxheri ka kërkuar 3 ditë derisa pronari të kthehet nga vizitat jashtë, do të vendosjet, se 90 % do të kthehen në punë. Pas tri ditësh kemi marrë konfirmimin : “ju vazhdoni me procedurat tuaja se ne nuk i kthejmë në punë”. Ne na bënë kjo me dije që pronari kur ka ardhur dhe e ka gjetur lidhjen të cilën e ka kërkuar , na ka bërë me dije që nga ky rast është zero, por ne sigurisht që kemi bërë kallëzim penal, ne për këtë rast nuk kemi mundur që ta protokollojmë te inspektorati i punës kërkesën tonë dhe kërkesën tonë e kemi lëshuar përmes postës, sepse nuk kemi pasur shansa se si ta protokollojmë atë kërkesë”, thotë Azemi.

Por, tjetër rrëfim ka Kryeinspektori, Basri Ibrahimi, që ka pasur raste kur jashtë është parë si njeri që po i mbaron kompanitë private.

“Kam kontakte personale me homologët e mi asnjë gjë nuk dallon veç në qoftëse është më mirë prej një aspekti shumë më interesant që ndikim sa do që mendohet se ndikim politik në Inspektorat të Punës nuk ka në shtet e regjionit besoj që jeni të njoftuar që atje ndikimet janë shumë shumë më të mëdha unë e di që shumë kush mendon që unë jam duke shit kopalla edhe mendojnë se nuk jam duke e thënë të vërtetën por unë jam qe 8 vjet në krye të inspektoratit edhe ende nuk kam pas ndikim politik”,  thotë ai.

Ai nuk e mohon që tentuan ta korruptonin.

“Kurrkush s’ka mundur me ndiku, nuk them që nuk më ka thirr se kisha mujt me rrejt po kurrkush s’ka mundur me ndiku në asnjë vendim të Inspektoratit të Punës”, thotë Ibrahimi për InDoks.

Por, ndikimet duket kanë prekur tash deri të niveli më i lartë i pushtetit, Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Këshilli Ekonomik-social qysh vitin e kaluar është pajtuar që paga minimale në sektorin privat të jetë 250 euro, e tas kemi hyrë në muajin e 5 dhe për kundër presionit që jemi duke e bërë, Kryeministri i Kosovës, ai nuk e nënshkruan. Në një bisedë zyrtare që  e kemi pasur me të e kemi pyetur se pse nuk e nënshkruan, ai thotë që nëse e nënshkruan këtë atëherë kompanitë nuk do ti fusin të gjithë punëtorët në siste, që është diçka qesharake- nënshkrimi i pagës minimale nuk e prek shtetin asgjë, por i afron shteti kushte më të mira, pasi që një punëtorë kur  e ka një pagë më të madhe do të ndajë kontribute për shtetin më të mëdha”, thotë për InDoks Jusuf Azemi, Kryesindikalist.

Por, pati a nuk pati ndikim. U dorëzua, apo u mbajë si burrë para ofertave Kryeinspektori, kjo ka fare pak rëndësi. Në Kosovë punëtorët, në veçanti ata në ndërtimtari po vdesin. Sipas statistikave të fundi, nga një vdekje në muaj. Po bëhen kurbane të ndërtimit të këtij vendi.

“Për 4 muaj të vdesin 4 punëtorë e të mos japë përgjegjësi as Kryetari i Sindikatës, as Kryeinspektori, as Ministri, kjo është diçka që jeta jonë është shumë shumë e pavlefshme”, thotë Jusuf Azemi.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”!