Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm aktori i njohur i humorit shqiptar Fadil Hasa.
Aktori me titullin “Artisti i Merituar” ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, nëmoshën 78-vjeçare. Fadil Hasa është një aktor i shquar shqiptar.
Ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Homazhet për nder të tij do të zhvillohet në teatrin e Durrësit ditë e nesërme (datë 17 korrik) në orën 10:00-11:00.
Fadil Hasa është nderuar 4 herë me titullin “Aktori më imirë i humorit” Është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit. Ka luajtur në filma si : Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007), Zëvendësi i grave (1987).