
Nata e parë e festivalit “Hardh Fest” fillon sonte, në ‘Konak’ të Rahovecit.
Me ceremoni të vjeljes e shtypjes së rrushit, ka filluar dita e parë e festivalit të rrushit, verës e rakisë.
E gjithçka është gati dhe Rahoveci sonte pret vizitorë nga vendi dhe jo vetëm, për tri netë të paharrueshme.
Sonte, në natën e parë të muzikës performojnë shumë artistë, e ndër ta edhe rok-grupi i njohur kosovar, TROJA.
Koncertet në ‘Hardh Fest’ do të zgjasin tri netë, me pije vendore e artistë ndërkombëtarë e të vendit.