
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të rikthehet shfaqja, “Si ta vrasim Presidentin”. Kjo shfaqje pritet të shfaqet më 29 shtator ditën kur qytetarët do të protestojnë kundër presidentit, Hashim Thaçi.
“Ta vrasim Presidentin” është dramë që flet për gjendjen e një vendi të Evropës që gjendet në tranzicion, andaj si e tillë edhe është lehtë e adaptueshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Heroi i kësaj shfaqje vjen përmes personazhit Igor 31 vjeç, i cili është kundër globalizimit dhe është i përgatitur të luftojë në çfarëdo forme për një botë të re.
Vëllai i tij Robert, i cili është katërmbëdhjetë vjet më i vjetër, ka luftuar kundër socializmi derisa ishte i ri, por tani është shndërruar në konformist. Igor kthehet në atdheun e tij me të fejuarën e tij, Maria. Vëllai i tij Robert dhe gruaja e Robertit Stella, nuk i pëlqejnë pikëpamjet radikale të Igorit për globalizimin dhe anti-globalizimin, nga frika se kjo mund të kërcënojë karrierën e tyre dhe mirëqenien e familjes së tyre. /Insajderi.com