
Roland Roshi, një ndër regjisorët më të vjetër në Radio Televizionin Shqiptar është ndarë papritur nga jeta dje pasdite.
Roshi ishte në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në RTSH kur u godit nga sëmundja, dhe pavarësisht reagimit dhe dërgimit të shpejtë në Spital ai nuk ka mundur ta fitoj betejën me jetën.
Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit, ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve të Bukura.
Ka filluar punë për herë të parë në qytetin e Fierit, në teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “ Dy krisma në Paris”. Por puna e tij ka qenë e lidhur shumë edhe me regjinë, për shumë vite ka punuar si regjizor me Estraden dhe Tetarin e Fierit, më pas puna e tij ka vazhduar në Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe emisionesh informative.
Homazhet në nderim të regjizorit Roland Roshi, do te mbahen sot në orën 12:00. ne hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar në Tiranë.