Nesër në Kolegjin AAB, në orën 12:00 do të promovohet “KOSOVA” VI,VII dhe VIII nga shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Nesër në Kolegjin AAB, në orën 12:00 do të promovohet “KOSOVA” VI,VII dhe VIII nga shkrimtari Jusuf Buxhovi.

 

Nesër në Prishtinë, në Kolegjin AAB, në orën 12:00 do të promovohet “KOSOVA” VI,VII dhe VIII me autor Jusuf Buxhovin.

Promovimi i tre librave të fundit , me të cilën mbyllet projekti autorial i “Kosovës” në tetë libra – që paraqesin certifikatën historike të shtetit të Kosovës, por edhe të rolit të Dardanisë në kompleksitetin e antikitetit, jo rastësisht është zgjedhur në një ambient arsimor dhe kulturor, siç është Kolegji AAB në Prishtinë , ngaqë ndërlidh dijen me hulumtimet shkencore si qasje që i duhet vetëdijes kritike të gjeneratës së re, e cila duhet të marrë përsipër fatet e vendit në rrethanat e kthesave të rëndësishme, siç janë këto nëpër të cilat po kalohet.

Autori thotë se takimet me gjeneratën e re akademike do të vazhdohen edhe me studentët e Shkupit, të Tetovës dhe të Shqipërisë.