
Në festivalin ndërkombëtar të teatrit “MESS” në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, shfaqja “Bordel Ballkan” është vlerësuar jashtëzakonisht shumë.
Kjo u tregua nga regjisori boshnjak, Dino Mustafiq, që tha se shfaqja me tekst të Jeton Nezirajt dhe më regjisor András Urbán, i la pështypje masës, me ritmin e saj të çmendur.
“Me ngazëllim nën ritmin e çmendur, aktorët nga Prishtina realizuan shfaqjen ‘Bordel Ballkan’ drejtuar nga Andras Urban, me tekst të Jeton Nezirajt. Ishte një punk ballkanik në skenë, energji të njohura dhe fanatizëm skenik të aktorëve shqiptarë. Është mirë t’i shohësh dhe të punosh me ta”, tha Mustafiqi në një postim në Twitter, raporton Koha.net.
Sa ushićenjem u ludističkom ritmu glumci iz Prištine odigrali predstavu "Balkan bordel" u režiji Andraša Urbana, po tekstu Jetona Neziraja. Bio je to balkanski punk na sceni, prepoznatljive energije i scenskog fanatizma albanskog glumišta. Lijepo ih je gledati i raditi sa njima!
— Dino Mustafic (@MdinoDino) October 5, 2018