
Pjesa më e mirë e serisë së re të Netflix, nuk janë aktorët Emma Stone dhe Jonah Hill në Long Island -in e viteve 1980, apo krijmi i një realiteti magjik, të një New York-u retro-futuristik. Nuk janë as robotët e krijuar enkas për të pastruar fekalet e qenve, edhepse të shkelësh në fekale qeni, nuk është një prej rreziqeve të paktë të jetës në New York.
Më e mira e këtij TV Show, të shkruar nga Patrick Somerville (The Leftovers) dhe me regji nga Cary Joji Fukunaga (True Detective) vjen në mes të sezonës, kur Annie (Emma Stone) dhe Owen (Jonah Hill), dhe personazhe të tjera nga një eksperiment misterioz farmaceutik flasin gjatë halucinacioneve të shkaktuara nga droga, ose “refleksionve” si quhen në seri, me shkenctarin Dr. James K. Mantleray, që i analizon, rolin e të cilit e luan Justin Theroux.
Një nga një, personazhet ulen në një tavolinë, ku kamera të shumta përqendrohen në fytyrat e tyre. Në një mur me monitore pas tyre, zmadhon çdo mimikë dhe lëvizje sysh, përderisa Dr. Mantleray i pyet lidhur me përjetimin e tyre shkaktuar nga droga.
Ai bën gjoja po kërkon informacione për të verifikuar të dhëna të mbledhura nga një superkompjuter i sofistikuar, GRTA ( i njohur si “Gertie”) por pyetje e tij, fillojnë t’i ngjajnë tentimeve të një psikologu gjatë një terapie të zakonshme.
Ekperimenti i drogave në Maniac është sikur të marrësh ayahuasca në stereoide, të përzier me eksperimente LSD-je nga vitet e 70-ta. Seria arrin të përfshijë ekstremet që njerëzit janë në gjendje të ndërmarrin, për të larguar demonët e tyre të brendshëm, edhe nëse do të thotë të nxjerrësh trutë jashtë në ndonjë pyll të Brazilit, apo të rrish 3 ditë i mbyllur në një laborator që duket si sheshxhirim i ndonjë filmi të Stanley Kubrick.
Tretmani për të cilin nënshkruajnë Oëen dhe Annie premton të përmirësojë trurin e subjekteve me 3 pilula të vogla – A, B dhe C – të cilat merrën në një kohë prej 3 ditësh. E para të shtyn të kthehesh në traumat e kaluara, e dyta i ekspozon pikat e dobëta, ndërsa e treta të shtyn në konfrontime. Secili “trip” analizohet dhe manipulohet nga GRTA.
Natyrisht, “Maniak” nuk do të ishte serial nëse gjithçka do të shkonte sipas planit. Seritë e eksperimenteve i kanë dhënë hapësirë Fukanga’s dhe shkrimtarëve të luajnë me zhanret dhe periudhat kohore.
Por tendenca e serialit për të përfshirë njëherash shumë tema, si vetëdija, teknologjia, kapitalizmi, kompanitë e mëdha farmaceutike, shëndeti mental, varësia, korrrupsioni dhe pushteti, ndërkohë që storia dobësohet dhe shumë prej enigmave nuk zgjidhen kurrë, rëndon linjën e tregimit.
Megjithatë, përpos botës së hatashme futuriste që ka arritur të krijojë, vlen për t’u përmendur qasja me të cilën trajtohet shëndeti mental. Ka shumë histori që trajtojnë përvojën e të jetuarit më sëmundje mentale dhe tendencën për të përmirësuar veten. Dhe dëshira e dëshpruar, gjakimi për t’u bërë më mirë, për t’u bërë normal që është mbizotërues në shoqërinë tonë, edhe nëse ende nuk jemi në gjendje të flasim ende hapur mbi këtë temë.
E quajmë frikë egzistenciale, krizë e mesomoshës, depresion, ankth apo fazë e re jetësore. Një apo dy gjenerata më parë, paaftësia për tu përshtatur me normat sociale do të mjaftonte për tu shtruar në një klinikë për shëndet mental. Pa dashur të trivializojë sëmundjet mendore, sepse personazhi i Hill (Owen) është skizofren i cili nuk i merr medikamentet, ndërsa personazhi i luajtur nga Stone (Annie) vetëmjekon depresionin duke abuzuar me pilulën A, nga eksperimenti klinik. Çrregullimet e tyre psiçike janë të dallueshme dhe komplekse.
Ajo që dua të them është që nuk ka rrëfime të mjaftueshme për personat që vuajnë nga traumat, apo ata, të cilët nuk ndihen mirë, çfaredoqoftë arsyeja. Ka ende shumë stigmë lidhur me nevojën apo kërkesën për të kërkuar trajtim, qoftë terapi apo meditim, kur në fund të ditës këto janë vetëm disa nga mënyrat për të na bërë të jetojmë më të lumtur, më të shëndetshëm, në harmoni dhe të aftë për të bërë jetë produktive. Paaftësia për të pasur qasje në këto mënyra të shëndetshme, është një prej arsyeve që shtyn njerëzit të vetëmjekohen, me droga e alkool, por edhe në mënyra të tjera të toksike.
“Maniac” është krahasuar me filma si ” Melancholia” dhe “Eternal Sunshine of the Spotless Mind”. Në skenën e fundit të serialit të kujton pak “Girl, Interrupted”. Kur Annie e nxjerr Owen jashtë spitalit psikiatrik, dhe të dy duke u larguar nga spitali në një makinë të vjetër, të kujton skenën kur Lisa, Susanna dhe vajzat tjera ikin nga dhomat e tyre të spitalit gjatë natës.
“Maniac” funksionon sepse në një mënyrë apo tjetër, ne jemi dëshmitarë të betejës së protagonistëve me diçka vërtetë të frikshme, ndaj së cilës arrijnë disi të triumfojnë. Ata nuk shpëtojnë botën apo nuk çlirojnë personin e dashur nga kthetrat e vdekjes, por ata arrijnë të mbijetojnë. Veç kësaj ata gjejnë njëri tjetrin.