
Çdo vit në Tarragona të Spanjës zhvillohet një traditë katalane e ndërtimit të kështjellave ku mbahet edicioni i 27 i Kullave Njerëzore.
Ekipet e quajtura “colles” konkurrojnë mes vete për të ndërtuar kulla më të lartë dhe më të ndërlikuar të bëra vetëm nga qeniet njerëzore që qëndrojnë në majë të njëri-tjetrit. Ekipet konsiderohen se kanë qenë të suksesshëm nëse ata mund të ndërtojnë dhe dekonstruktojnë kullat e tyre pa rënie.
Kjo traditë katalane mendohet se ka nisur në fund të shekullit XVIII nga grupet e kërcimit dhe është pjesë e kulturës së zonës.