
Teatri i Qytetit të Gjilanit ka vendosur ta jetësojë programin e “Skenës alternative”, i cili ka për qëllim që të thithë idetë origjinale, kreative dhe inovative të artistëve të rinj nga Komuna e Gjilanit.
Teatri i Gjilanit të enjten ka lansuar thirrjen për të gjithë artistët që të aplikojnë me propozimet e tyre në “Skenën alternative”, të cilat duhet të prezantohen në formë të konceptit, dhe komisioni që do të formohet nga Teatri do të përzgjedhë katër koncepte për t’u realizuar si shfaqje në kuadër të kësaj skene, të cilat do të jenë pjesë e repertorit për vitin 2018-2019.
Për t’i adresuar konceptet e tyre, artistët kanë kohë deri më 29 të këtij muaji./koha.net