Java e Henri-Georges Clouzot në Kino Armata

Java e Henri-Georges Clouzot në Kino Armata

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Henri-Georges Clouzot (1907 – 1977) ishte regjisor, skenarist dhe producent francez. Ai më së shumti kujtohet për filmat në zhanrin triller, duke qenë regjisor i Le salaire de la peur (1953) dhe Les Diaboliques (1955), të cilat vlerësohen si filmat më të mirë të viteve 1950. Clouzot gjithashtu bëri regjinë e filmave dokumentar përfshirë Le mystère Picasso (1956), që konsiderohet si thesar shtetëror i qeverisë së Francës. Shëndeti i ligë i Clouzot pengoi punën e tij të mëvonshme dhe u detyrua ta braktis prodhimin e L’Enfer. Ai nxorri filmin e tij të fundit La Prisonnière në vitin 1966.

Filmat nga seria ‘Clouzot 101’, me regji ose për Henri-Georges Clouzot, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 19-22 nëntor dhe përfshijnë:

E hënë, 19 nëntor, 20:00h
“L’Assassin habite au 21” (1942), 83 min.
Regjisor: Henri-Georges Clouzot

E martë, 20 nëntor, 20:00h
“Le salaire de la peur” (1953), 148 min.
Regjisor: Henri-Georges Clouzot

E mërkurë, 21 nëntor, 20:00h
“Les Diaboliques” (1955), 114 min.
Regjisor: Henri-Georges Clouzot

E enjte, 22 nëntor, 20:00h
“L’Enfer d’Henri-Georges Clouzot” (2009), 100 min.
Regjisor: Serge Bromberg