Rrush e kumbulla në ‘Rakia Fest’, nis së shpejti në Kukaj

Rrush e kumbulla në ‘Rakia Fest’, nis së shpejti në Kukaj

Edicioni i parë i pjekjes dhe promovimit të rakisë “Rakia Fest”, do të ju mirëpres nga datat 19 deri më 21 tetor në hapësirat e Etnokompleksit të fshatit Kukaj, (ish Kukavicë) Komuna e Prishtinës.

Festivali ka për qëllim të promovojë si vlerë trashëgimore pjekjen tradicionale të rakisë dhe promovimin e saj në nivel nacional dhe rajonal.

Festivali do të zgjasë tre ditë dhe pos përcjelljes nga afër të procesit të pjekjes së rakisë, (në mbi 15 hapësira) ju do të mund të provoni shitjen e brendeve të ndryshme kosovare e rajonale të rakisë dhe të kaloni net të këndshme me programe atraktive muzikore./kultplus.com