Mbrëmë në Tetovë u ndanë çmimet për më të mirët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë, shkruan KultPlus.
Ndër shfaqjet që ishin pjesë e festivalit, ishte edhe “Arturo Ui”, me regji të regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi të cilit iu nda çmimi special.
Çmimi për regjinë më të mirë shkoi për Dino Mustafiç, shfaqja më e mirë doli të jetë “Vdekja e Dantonit” ndërsa çmimi aktori më i mirë shkoi për Rafet Abazin.
Edicioni i gjashtë i këtij festivali nisi më 11 ndërsa përfundoi më 16 tetor.