Dina Morina dhe producent�" />

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër financuar nga QKK

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër financuar nga QKK

Me 15 Tetor kanë filluar xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër ‘Qaty a Qitu’ me skenar dhe regji nga Dina Morina dhe producentën Adea Kelmendi.

Filmi e përcjellë Vjosën, e cila keqkupton vendndodhjen e varrit, që babai i saj Suriu e ka rezervuar që ta ketë gati kur të vdesë. Keqkuptimi i Vjosës me babain Suriun bënë që të ketë shumë probleme edhe me Arbnorin, i cili kur i vdesë babai e sheh që në varrin e tij tashmë gjendët dikush i quajtur Suri. Mentaliteti i gjeneratave të ndryshme krijon situata të sikletshme.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Supercut Production’, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.