Java e Kubrick në kinemanë Armata

Java e Kubrick në kinemanë Armata

Prej të hënës, në kinemanë ARMATA do të keni mundësi të shihni filma prej regjisorit Stanley Kubrick. Filmat do të shfaqen në gjuhën angleze dhe hyrja është falas.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Filmat nga seria ‘Kubrick 101’, me regji të Stanley Kubrick, do të shfaqen në Kino ARMATA më 12, 13, 15 dhe 16 nëntor dhe përfshijnë:

 

E hënë, 12 nëntor, 20:00h

“Dr. Strangelove” (1964), 94 min.

Regjisor: Stanley Kubrick

 

E martë, 13 nëntor, 20:00h

“2001: A Space Odyssey” (1968), 142 min.

Regjisor: Stanley Kubrick

 

E enjte, 15 nëntor, 20:00h

“A Clockwork Orange” (1971), 136 min.

Regjisor: Stanley Kubrick

 

E premte, 16 nëntor, 20:00h

“Barry Lyndon” (1975), 187 min.

Regjisor: Stanley Kubrick

 

Stanley Kubrick (1928 – 1999) ishte regjisor, skenarist dhe producent amerikan. Ai shpesh citohet si njëri ndër regjisorët më të mëdhenjë dhe më me ndikim në historinë e kinemasë. Filmat e tij, të cilët ishin kryesisht adaptime të romaneve ose tregimeve të shkurta, mbulojnë zhanre të shumta dhe njihen për realizëm, humor të zi, kinematografi unike, dizajne të ndërlikuara të sheshxhirimeve dhe përdorim evokativ të muzikës. Perfeksionist i devotshëm, Kubrick kishte kontrollë mbi pjesën më të madhe të procesit filmik, prej regjisë dhe tekstit deri te montazhi, duke hulumtuar deri në detaje filmat dhe skenat e improvizuara dhe duke punuar në koordinim të ngushtë me aktorët dhe bashkëpunëtorët tjerë. Derisa shumica e filmave të Kubrick ishin kontroverzë dhe nuk u pritën mirë pas daljes—posaçërisht A Clockëork Orange (1971), të cilin Kubrick e tërhoqi nga distribuimi në Britani të Madhe pas sulmit medial—shumica u nominuan për Oscar, Golden Globe, ose BAFTA Awards, dhe më vonë u rivlerësuan nga kritika. Filmi i tij i fundit, Eyes Wide Shut, u përfundua shkurt para vdekjes së tij në vitin 1999 në moshën 70-vjeçare.