Teatri Kombëtar i Prishtinës sjell “Të harruarit” në festivalin “Skampa”

Teatri Kombëtar i Prishtinës sjell “Të harruarit” në festivalin “Skampa”

 

Teatri Kombëtar i Prishtinës, Kosovë u prezantua në festivalin “Skampa” me shfaqjen “Të harruarit” me regji të Shkurt Aliut dhe në role aktorët Edlir Gashi dhe Qëndresa Kajtazi.

 

Në vepër është një rrëfim për dy të rinj të izoluar, pa shpresë dhe të ngujuar në vendin dhe në mendjen e tyre, në kufijtë e Evropës, në një çmendinë e burg të krijuar nga pushteti. Njerëz të harruar në shtëpinë dhe rrugën e tyre, të dhunuar, të poshtëruar e të trajtuar si kafshë, të padinjitet e si të çmendur. Rrugën e vetme të shpëtimit shohin emigrimin./Agjensia e Lajmeve Sot News