Killing Kommentadore, libri I ri I Haruki Murakamit

Killing Kommentadore, libri I ri I Haruki Murakamit

Në fillim të këtij muaji ka dalur libri më I ri I një prej shkrimtarëve më të vlerësuar modern Haruki Murakami.

Murakami së fundmi ka marrë çmimin Hans Christian Andersen për letërsi, çmim ky që është marrë prej J.K Roëling, Isabel Allende dhe Salman Rushdie.

Ngjarja e librit, endet mes realizmit magjik dhe një atmosfere pothuaj surreal, të ngjajshme me historitë e librave të mëhershme.

Një piktor I portreteve, rreth të tridhjetave, I cili braktiset prej gruas e gjen veten në një shtëpi në mes të një grope në mal, që i takon piktorit të famshëm Tomohiko Amada.

Kur ai zbulon një pikturë të paparë më herët në papafingo, pa qëllimshëm tërheq një grumbull rrethanash misterioze. Për të përfunduar këto rrethana, ai duhet të ndërmarr një udhëtim që përfshin një zile misterioze, një manifestim magjik të Idesë, një biznismen që jeton matanë luginës, një vajzë 13 vjeçare, një tentim vrasës nazist në Vjenë dhe një nëntokë e përndjekur prej Metaforave të Dyfishta.

Një turne I fuqisë së dashurisë dhe vetmisë, e në të njejtën kohë një homazh dashurie për Great Gatsby-n, Killing Kommentadore është një punë mbresëlënëse e një prej mendjeve më të mira të kohës.